Loriana Kuka kaloi pengesën e parë në rrugëtimin e saj në “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Xhudistja kosovare arriti ta mposht me Ippon kundërshtaren e saj të parë, Metka Lobnik.

Kuka fitoi ndaj sllovenes në kohën e rregullt duke treguar një performancë fantastike.

Kundërshtarja e saj e radhës do të jetë ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.

Kujtojmë që Kosova deri tani ka siguruar dy medalje olimpike, të argjendtën me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun.

Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e dytë e Loriana Kukës në Lojërat Olimpike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version