Sulmuesi Senad Jarovic edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Gjilanit.
Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook, të cilët me anë të një videoje njoftuan për blerjen e 26-vjeçarit.
Jarovic i cili shquhet për gjatësinë e tij (1.95 cm) ka pasur një karrierë të bujshme pasi që ka luajtur në shtete dhe klube të ndryshme gjatë viteve.
E nisi në grupmoshat e Unterrath-it, për të vazhduar më pas ngritjen në nivel profesional ku luajti për klube si NK Domzale, NK Dob, Spartak Trnava, SönderjyskE, Zlate Moravce, SKF Sered, NK Radomlje, Petrolul, Sloboda Tuzla, Minaur dhe së fundmi në Maqedoni tek Struga.
Tek klubi i Strugës ai pati gjithsej 19 paraqitje, ku arriti që të shënojë dy gola.
Përveç pozitës si sulmues qendre, Jarovic mund të aktivizohet edhe si mesfushor ofanziv, andaj versatiliteti i tij mund t’i hyjë mjaft në punë teknikut Gentjan Mezani.
Zyrtare: Gjilani transferon sulmuesin me prejardhje gjermane Senad Jarovic / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.