Zvicra ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Serbisë.
Noah Okafor pati një mundësi të pastër shënimi në minutën e 28-të, por gjuajtja e tij e fortë u ndal nga traversa.
Një tjetër rast ideal për gol e pati edhe Zeki Amdouni i cili në minutën e 43-të u gjend mirë brenda zonës, por goditja e tij shkoi në duart e portierit mysafir.
Kërcënimi i parë serioz për Zvicrën erdhi në minutën e 53-të kur Aleksandar Mitrovic dështoi të shënojë nga penalltia të cilën e priti me lehtësi Gregor Kobel.
Ishte pikërisht Amdouni ai i cili i dha epërsinë Helvetikëve duke realizuar në minutën e 78-të për 1-0 pas asistimit të Remo Freuler.
Serbia arriti të barazojë krejt në fund duke realizuar për 1-1 përmes Aleksa Terzic.
Zvicra me Serbinë ndahen baras / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.