Kombëtarja e Zvicrës pas fitores së mbrëmshme në miqësore ndaj Estonisë e ka shkurtuar listën për Euro-n 2024.

Nga lista e Murat Yakinit janë larguar katër lojtarë, ndër ta edhe dy shqiptarë: Uran Bislimin dhe Albian Hajdarin.

Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakinit janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugriniqi.

Megjithatë, trajneri i “Helvetikëve” i ka paralajmëruar lojtarët që ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale pasi nuk i dihet deri të premten, ku do ta shpalosë listën zyrtare për Euro-n 2024.

Kujtojmë se te Zvicra momentalisht janë edhe katër lojtarë të tjerë shqiptarë, përfshirë: Andi Zeqirin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Zvicra largon 4 lojtarë nga lista për Euro 2024, ndër ta edhe 2 shqiptarë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version