
Zjarrfikësit janë përpjekur për të shuar zjarrin pranë stadiumit “St Mary” të Southamptonit, shkruan DailyMail, përcjell Reporteri.net.
Shtyllat e tymit mund të shiheshin milje larg pasi shpërtheu zjarri në një magazinë të pashfrytëzuar npranë stadiumit St Mary. Muret e godinës së magazinës u panë duke filluar të shemben pasi ajo u copëtua nga zjarri. Çatia është shembur dhe të gjitha dritaret janë hedhur në erë.
Shërbimet e urgjencës kanë vendosur një kordon pasi dëshmitarët okularë përshkroin se kishin dëgjuar ‘shpërthime’ që vinin nga vendi.
Preston North End do të luajë sonte me Southampton në një ndeshje të rëndësishme për promovim në stadium në orën 19:45./Reporteri.net/
Zjarr i madh afër stadiumit të Southamptonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.