Sulmuesi anësor Edon Zhegrova ka thënë se ai gjithmonë vjen me kënaqësi të luajë për Kosovën.

Zhegrova në konferencë për media të hënën ka thënë se do ta japë më të mirën nesër në ndeshjen kundër Qipros.

Kosova dhe Qipro përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

“Presion nuk kam. Sa herë që vij në Kombëtare vij me kënaqësinë më të madhe dhe të jap maksimumin në secilën ndeshje. Loja e kaluar ishte e mirë, por kemi mundur edhe më mirë. Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar, kemi analizuar lojën dhe besoj se ndeshja e ardhshme do të jetë edhe më e mirë”, ka thënë Zhegrova.

Ai realizoi një gol të shtunën në fitoren 2:1 të Kosovës në udhëtim ndaj Lituanisë.

Zhegrova: Për Kosovën luaj me kënaqësinë më të madhe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version