Kosova djeshënoi fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, pasi mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 1-2.

Golashenues për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi.

Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren ndaj Lituanisë.

Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.

”Bravo ekipit që fitoi!
I lumtur për të shënuar një gol tjetër.
Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova.

Zhegrova pas golit dhe fitores me Lituaninë: Krenar që përfaqësoj vendin tim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version