Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është në mesin e pesë futbollistëve të nominuarve për lojtarin më të mirë në Francë nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP).

Në garë me Zhegrovën janë edhe ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, Ousmane Dembele (PSG), Pierre-Emerick Aubameyang (Marseille) dhe Pierre Lees-Melou (Brest).

Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë, i themeluar në vitin 1961, bën përzgjedhjen e më të mirëve në Francë. UNFP-ja përzgjedh çdo javë futbollistin më të mirë, ndërsa në fund të edicionit shpërblen, lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët më të mirë të sezonit në Ligue 1, Ligue 2 dhe për femra.

“Edon Zhegrova ka qenë një nga figurat kryesore të një tjetër sezoni mbresëlënës të Lille, i cili e pa klubin të luajë në çerekfinalen e parë në garat evropiane”, shkruan në njoftimin e Unionit Kombëtare të Futbollistëve Profesionistë.

Mbappe është në garë për ta fituar çmimin e tij të pestë në Ligue 1. Vlerësohet sërish favorit për ta fituar. Por për Zhegrovën është e arritur e madhe përfshirja në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në Ligue 1 të Francës.

Zhegrova nominohet për lojtarin e vitit në Francë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version