Ishte magjik ndaj Real Madridit, duke e marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes në fund.

Edon Zhegrova ishte i pandalshëm ndaj kampionit në fuqi evropian, me skuadrën e tij Lille që e mposhti me shifrat 1-0.

Për këtë paraqitje mahnitëse, Zhegrova ka deklaruar që ka qenë një ndjenjë e veçantë.

”Ka qenë ndjenjë e veçantë, por së pari i gjithë ekipi ka dhënë maksimumin siç e dimë Real Madridi është një shumë ekip i madh dhe ka qenë kënaqësi e madhe në atë ndeshje me u shpall lojtari i ndeshjes dhe që ka fituar ekipi, kjo ka qenë me rëndësi”, u shpreh Zhegrova për Klan Kosova.

Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zhegrova: Ndjenjë e veçantë të shpallem lojtari i ndeshjes ndaj Real Madridit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version