Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar disa fotografi nga stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës.

Në një prej fotografive të publikuara shihen futbollisti Edon Zhegrova dhe Kryetari i FFK’së, Agim Ademi, duke u përqafuar, shkruan Reporteri.net.

Ditë më parë, Zhegrova, Florent Muslija, dhe portieri Arjanet Muriq, u përjashtuan nga grumbullimi i Kombëtares.

Ademi tha se vendimi u mor nga trajneri, e Zhegrova e demantoi ku tha se përjashtimi është bërë nga Federata.

Tre lojtarët kanë pranuar fajin për shkelje të rregullave të Federatës së Futbollit të Kosovës  dhe kanë kërkuar falje përmes një letre publike

Letra e kërkim-faljes së tre futbollistëve është botuar nga FFK-ja.Në të futbollistët e pranojë gabimin dhe zotohen të bëjnë maksimumin për kombëtaren kosovare.

“Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”- thuhet në letrën e kërkim faljes së tre futbollistëve, të publikuar nga FFK-ja.

 

Zhegrova e Ademi duke u përqafuar, FFK publikon foto nga stërvitja e sotme / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version