Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Qipros. Kosova fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Zhegrova pas takimit u shpreh tejet i lumtur me fitoren.
“E kemi përgatit ndeshjen mirë dhe jemi shumë të lumtur ta fitojmë ndeshjen para duelit me Rumaninë që ishte si finale. Donin të provokonin, në fillim isha nervoz, por më pas e kontrollova veten, e mendojsha ndeshjen me Rumaninë”, tha fillimisht Zhegrova për SuperSport.
Më pas, ai tha se fitorja ndaj Rumanisë është objektivi i radhës. “Kemi kualitet dhe do shkojmë me shumë vetëbesim në Rumani, do luajmë atje për fitore”, përfundoi ai.
Zhegrova: Do shkojmë në Rumani vetëm për fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.