Kylian Mbappe do ta mbajë numrin 9 në fanellë tek Real Madridi, numër ky që është bërë i famshëm në “Santiago Bernabeu” nga legjenda Alfredo Di Stefano, por vetëm për një sezon.

Numri 9 ka mbetur i paprekshëm tek Real Madridi që prej se Karim Benzema u largua verën e kaluar, por mediumi francez Le Parisien se ka raportuar se ky numër është thjeshtë një zgjidhje e përkohshme për lojtarin, i cili është bërë i njohur me fanellat me numër 7 dhe 10 gjatë kohës kur luan për Francën.

Pasi Vinicius Junior e ka “rrëmbyer” numrin 7 në kryeqytetin spanjoll, preferenca e Mbappes është numri 10.

Ky numër momentalisht është i zënë nga mesfushori veteran Luka Modric, por me kroatin i cili së shpejti do të mbush 39 vjet, Mbappe do të duhet të jetë vetëm pak i durueshëm.

Pritshmëritë janë që Modricit do t’i ofrohet edhe një vit kontratë deri në 2025, pas së cilës ai do t’i jap fund aventurës së tij si lojtar i Real Madridit dhe do ta lirojë numrin.

Kështu që në seoznin 2025/2026, Mbappe me siguri do të bëhet numri 10 i ri i Real Madridit, duke ndjekur hapat e legjendave si Luis Figo, Clarence Seedorf, Ricardo Gallego dhe Ferenc Puskas.

Cristiano Ronaldo e kishte përdorur taktikën e ngjashme kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, duke marrë fillimisht fanellën me numrin 9 sepse preferenca e tij ishte numri 7 që atë kohë i takonte Raulit.

Pas një sezoni, Rauli u largua dhe Ronaldo e mori numrin që deshi, Mbappe nuk e ka mbajtur asnjëherë numrin 9 që prej kohës kur filloi shkëlqimin si 17-vjeçar tek Monaco.

Me transferimin e tij tek Real Madridi që tashmë u kompletua, fokusi i Mbappes do të jetë tek Franca, të cilën synon të udhëheq drejt lavdisë në Kampionatin Evropian për herë të parë që nga viti 2000.

Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe si lojtar i Real Madridit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version