Arbitri anësor, Alessandro Giallatini shpërtheu në lot menjëherë pasi përfundoi ndeshja e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzigut dhe Aston Villas, të martën mbrëma.
Në skenën emocionuese në “Red Bull Arena”, Giallatini është ngushëlluar nga trajneri i skuadrës gjermane, Marco Rose.
49-vjeçari Giallatini ishte i rregullt në futbollit evropian për shumë vjet. Italiani po ashtu kishte paraqitje të rregullta në Serie A, ndërsa ka asistuar në mbi 170 ndeshje.
Mediat angleze kanë shkruar se italiani e kishte ndeshjen e fundit si asistent i arbitrit dhe për këtë arsye ka shpërthyer në emocione.
Zbulohet arsyeja pse arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes së Championsit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.