Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka njoftuar se ka dërguar ofertë te Manchester Unitedi për sulmuesin Mason Greenwood.
Klubi anglez dëshiron të largojë 22-vjeçarin dhe ia ka bërë të qartë se nuk do të riintegrohet në ekip.
Ani pse janë hedhur poshtë akuzat për tentim dhunim dhe sulm fizik në fillim të vitit 2023, Unitedi e huazoi Greenwoodin te Getafe.
Në 33 paraqitje për ekipin spanjoll ai realizoi tetë gola dhe gjashtë asistime.
Marseille pritej të transferonte 22-vjeçarin, por kryetari i qytetit ka reaguar me disa komente, duke thënë se ai është i padëshiruar.
Komentet e tij kanë nxitur klubin që të tërhiqet paksa për shërbimet e tij dhe menjëherë Lazio ka dërguar ofertë për të.
Lazio i ka ofruar Unitedit 25 milionë euro plus shtesat dhe 50 për qind të klauzolës për shitjen e tij.
Zbehen gjasat që Greenwood të kalojë te Marseille, për të bën ofertë Lazio / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.