Kampionët e Ligës Premier, Man City janë në pritje të vendimit për çështjen e “fair-play”-it financiar në të cilin janë përfshirë dhe situata është mjaft e tensionuar rreth klubit, edhe pse Pep Guardiola ka vazhduar kontratën.

I pyetur për të ardhmen e tij, Kevin de Bruyne, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të qershorit 2025, ylli i “Qytetarëve” ka dhënë një përgjigje të papritur.

“Sinqerisht, nuk e di. E dija se duhej të kishte disa diskutime, por e pata një problem në ndeshjen e Brentfordit dhe i lashë të gjitha mënjanë”.

“Ne diskutuam këtë verë, por më pas u lëndova, kështu që nuk isha në humor të mirë. Dua të rikthehem në fushë, të jem përsëri unë. Dua të luaj futboll” , deklaroi belgu.

Kevin De Bruyne luan për Manchester Cityn që nga viti 2015, gjatë së cilës ai arriti të fitojë gjashtë herë titullin, dy herë FA Cup, pesë herë Kupën e Ligës dhe dy herë Superkupën e FA.

Sezonin e kaluar, belgu fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierën e tij.

Ylli i Cityt ende s’e ka rinovuar kontratën me klubin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version