
Golden Eagle Ylli është gjobitur me 3 mijë e 100 euro për shkak të incidenteve në ndeshjen kundër Pejës që u zhvillua të mërkurën në Suharekë.
Me 500 euro u gjobit Sigal Prishtina, për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike nga tifozët.
Trajneri i Pejës, Rami Hadar, u dënua me gjobë prej 600 eurosh për shkak të sjelljeve dhe gabimit teknik ndaj tij të shqiptuar nga gjyqtarët.
Për shkak të gabimeve teknike, me 100 euro u dënuan Arian Qallaku dhe Larry Thomas.
Ndërsa, lojtari tjetër i Pejës, Jimmy Hall Jr, u dënua me 200 euro gjobë shkaku i dy gabimeve teknike që mori gjatë ndeshjes.
Ylli gjobitet me 3 mijë e 100 euro për incidentin me Pejën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.