Anësori spanjoll Lamine Yamal, ka folur në lidhje me fotografitë që u publikuan pak dit më parë me yllin e futbollit Lionel Messi.
Të premten, 16-vjeçari është shprehur se nuk ka folur kurrë me argjentinasin Messi për fotografitë që u publikuan.
“Nuk kam folur kurrë me Messin për ato fotografi. Nuk isha në dijeni për fotografitë me Messin. Babai im i ka ruajtur dhe ne nuk i kemi publikuar për shkak të çështjes së krahasimeve, të cilat nuk janë kurrë të mira. Por këto janë gjëra që mbeten sepse unë nuk do të jem kurrë si ai”, u shpreh Yamal.
Yamal në “Euro 2024” e ka të shënuar një supergol dhe ka kontribuuar te Spanja me tri asistime në gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Yamal rrëfehet për fotografinë me Messin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.