
Dy xhudistet nga Kosova, Erza Muminoviqi (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg) kanë fituar dy medalje të argjendta për garueset tona në European Open në Sarajevë, shkruan Reporteri.net.
Njoftimin e ka dhbënë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Erza Muminoviqi 52 kg
Flaka Loxha 57 kg
Dy medalje të argjendta për garueset tona në European Open në Sarajevë
Garë kjo e vlefshme për Ranglistën Botërore
Realisht në finale ishin afër të artave por duke pasur inciativë dhe një udhëheqje të dyjat treguan një ndjenjë të munguar të konsistencës në luftë të gjatë që do sjellte të artat,por Kosova me dy medalje të reja po ec përpara me emra të rinj e medalje të reja!
Kaq prej xhudos këtë fundjavë!
Flaka mposhti garuesen Ruse,Serbe e finale pësoj nga Sllovenja
Erza mposhti Serben e pësoj nga Rusja!
Diçka pak po e ndjekin xhudon mediat e dy shtyllave kryesore të sportit si duket unfollow xhudos apo jo !?
Xhudistet Erza Muminoviqi dhe Flaka Loxha fitojnë medalje të argjendta në Sarajevë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.