Është mbyllur sot kampi stërvitor olimpik në Tata të Hungarisë, që kishte nisur më 8 prill.
Në këtë kamp stërvitor morën pjesë edhe disa xhudistë nga Kosova.
Ekipi i Kosovës ishte i përbërë nga Akil Gjakova, Dardan Cena, Dion Sharapolli, Loris Sharapolli, Muhamedin Veseli, Anes Veseli dhe Rios Kuka.
Ekipi ishte nën udhëheqjen e trajnerit, Fatos Tabaku.
Xhudistët e Kosovës morën pjesë në kampin stërvitor olimpik në Hungari / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.