Organizata që qeveris futbollin europian pritet të shpallë një vendim pas ndeshjes së Ligës së Kombeve midis Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, e cila u ndërpre në minutat shtesë më 15 nëntor, pasi lojtarët kosovarë lanë fushën duke u ankuar për abuzime “raciste”.
Lojtarët kosovarë u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes në minutën e 92-të, ndërsa ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, pasi disa spektatorë thërrisnin: “Serbia! Serbia!” gjatë një konflikti mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe sulmuesit rumun Denis Alibec.
Pas ndeshjes, Xhandarmëria Rumune njoftoi se 13 spektatorë u gjobitën, ndërsa nëntë të tjerë u ndaluan të marrin pjesë në gara sportive për një periudhë deri në një vit.
Rumania kryeson Grupin C të Ligës së Kombeve me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me 9 pikë, dhe do të kualifikohej automatikisht në Ligën B nëse ndeshja do të kishte përfunduar në barazim.
Një vendim i UEFA-s në favor të Kosovës do t’i barazonte dy ekipet me pikë, me nga një ndeshje të mbetur për secilin ekip.
Xhandarmëria rumune dënon dhjetra tifozë, disave ua ndalon hyrjen në stadiume / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.