Granit Xhaka e ka vlerësuar paraqitjen e Zvicrës ndaj Gjermanisë. Gjermania barazoi në minutat shtesë, ndërsa Xhaka u shpall lojtar i ndeshjes.
“Mendoj se kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim, mund të jemi krenarë me veten. Nuk është e lehtë me ekipe si Gjermania. Por goli në minutat shtesë lëndon. Natyrisht duhet të komplimentohet edhe kundërshtari. Por mbi të gjitha duhet të jemi krenarë me veten. Secili ka luftuar për secilin dhe ka vrapuar për tjetrin. Gjithnjë kemi thënë se duhet të jetë ditë shumë e mirë, se duhet të shkojmë në limite. Dhe kur e bëjmë këtë mund të mposhtim të gjithë, Spanja, Italia, Shqipëria apo Kroacia mund të pasojnë tani”, ka thënë Xhaka për SRF.
Ai ka thënë se futbolli nuk ka të bëj vetëm me lojën me top. Ka theksuar se forca e tij është edhe kur luan kundër topit.
“Shumë presin pasime dhe gjëra të tilla nga unë. Por unë mund të luaj edhe kundër topit. Trajneri e ka përgatitur ekipin shumë mirë për këtë ndeshje. Kemi bërë hapin e parë dhe tani po shikojmë dreit një të tetës së finales”, ka shtuar Xhaka.
Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Gjermani
Xhaka: Të jemi krenarë me paraqitjen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.