Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në mes të Baselit dhe Lausanne Outhyt, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portieri francez Jeremy Vachoux.
Portieri i Lausanne Outhyt gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke u duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.
Pas Xhakës me shpejtësi në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.
Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të.
Në vend të Xhakës u inkuadrua Albian Ajeti, i cili shënoi golin e epërsisë për Baselin në minutën e 63-të. Aktualisht po luhet minuta e 83-të e ndeshjes që i takon javës së 36-të të Superligës së Zvicrës.
Xhaka ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore pasi provokoi tifozët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.