Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka realizuar një gol të bukur nga distanca në ndeshjen që Bayer Leverkuseni e ka fituar ndaj Mainzit me rezultat 2 me 1.
Lideri i Bundesligës me këtë fitore ka thyer rekordin prej 33 ndeshjeve pa humbje.
Granit gjaka realizoi që në minutën e tretë dhe pas golit është shtirur se i ka tërhequr muskujt e këmbës, duke frikësuar ekipin e tij.
Robert Andrich realizoi golin e dytë të Leverkusenit ndërkaq Kohr realizoi golin për Mainzin.
Me këtë fitore, Leverkuseni tubon 61 pikë dhe është 10 pikë larg Bayern Munichut.
Xhaka me supergol për fitoren e madhe të Leverkusenit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.