Bayer Leverkusen e zhvillon të dielën ndeshjen ndaj Werder Bremenit dhe në rast fitoreje, do të shpallej matematikisht kampion i ri i Bundesligës.

Përveç kësaj, Leverkuseni i udhëhequr nga Xabi Alonso është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.

E Granit Xhaka u shpreh se do të shkruajnë historinë.

“Ne e dimë se mund të shkruajmë historinë. Për klubin, për tifozët, për veten tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përfunduar punën. Edhe një herë lojtarët vijnë nga banka rezervë dhe vendosin lojën. Ne kemi një skuadër ku të gjithë bëjnë pjesë në njëmbëdhjetëshen fillestare. Ju fitoni ndeshje me pak lojtarë, por si ekip fitoni tituj”, u shpreh Xhaka.

 

Xhaka i gatshëm për fundjavën historike: E dimë se mund të shkruajmë historinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version