Kombëtarja e Zvicrës luajti pa gola ndaj Danimarkës në miqësore. Helvetikët i udhëhoqi kapiteni Granit Xhaka.

E sa jemi tek futbollisti kosovar, ai pati një përplasje me lojtarin danez, Morten Hjulmand, në minutën e 68-të, për të cilën kanë shkruar mediat.

Danezi fillimisht e fauloi Xhakën e më pas e goditi atë derisa ishte shtrirë në tokë. Dhe Xhaka u përgjigj duke e kapur për fanelle, në afërsi të fytit.

“Nuk bëhen gjëra si ajo. Jam munduar të qëndroj i qetë gjithë sezonin dhe më pas dikush ka ndjenjën se duhet t’i tregojë trajnerit që i takon përbërjes bazë”, ka thënë mesfushori.

Ishte ky momenti i vetëm i tensionuar në ndeshjen Danimarkë – Zvicër. Seria pa fitore e Zvicrës ka vazhduar.

“Blick” ka bërë një analizë të paraqitjes ofensive të Zvicrës, duke thënë që paraqitja e sulmit nuk ishte bindëse.

“Fakti që ekipi nacional nuk bën pa Shaqirin u bë i qartë në testin në Danimarkë. Të rinjtë si Okafor, Vargas e Amdouni janë munduar shumë, por sulmi nuk ka shfaqur ndonjë rrezik për portën rivale. Ndërkohë Shaqiri është prej fituesve të paktë të mbrëmjes. Kreativiteti i tij është i domosdoshëm për këtë ekip. Rutina e tij po ashtu. Shaqiri është i nevojshëm për një Evropian të suksesshëm, si lojtar i rregullt apo mbështetës”, ka shkruar “Blick”.

Xhaka flet pas përplasjes që e pati me futbollistin danez / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version