Sonte në stadiumin “Aviva” në Dublin zhvillohet finalja e madhe e UEFA Europa League mes Bayer Leverkusenit dhe Atalantas.

Një super ndeshje zhvillohet sonte nga ora 21:00 ku dy skuadrat do “luftojnë” për këtë titull tejet me vlerë në futbollin europian.

Dy futbollistë shqiptarë sonte do luajnë kundër njëri-tjetrit, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti.

Kujtojmë që Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos nuk ka humbur në asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe dëshiron që ta mbyll këtë sezon pas pësuar disfatë.

Xhaka dhe Gjimishiti “luftojnë” sonte për trofeun e UEFA Europa League / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version