Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.
Siç raporton Bild nga deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.
Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.
Ndaj mitrovicasit thuhet se kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Dorasi është në arrati. /Reporteri.net/
Vritet në Gjermani boksieri kosovar Besar Nimani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.