Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka mbajtur sot pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë.

Norvegjia dhe Kosova do të përballen më 5 qershor në Oslo, në një ndeshje miqësore e cila pritet të prodhojë një sfidë interesante.

Pas stërvitjes së sotëm mbrojtësi Mërgim Vojvoda është shprehur i kënaqur me punën që po bëhet në prag të duelit me norvegjezët.

Vojvoda thotë se Norvegjia është skuadër e fortë, por sipas tij, Kosova synon rezultat pozitiv në miqësoren ndaj norvegjezëve.

“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion”, ka thënë Vojvoda.

“Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë. Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator. E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore. Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na vyn përkrahje e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, ka pohuar ai.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër paradite, derisa pasdite udhëtojnë në Oslo.

Vojvoda: Norvegjia është skuadër e fortë, ne synojmë fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version