Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muric.

Ai tha se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.

“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muric për Klan Kosova.

Flitet në rrjetet sociale se lojtarët në fjalë kanë frekuentuar klubet e natës.

Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët I përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Vjen reagimi i Aro Muric: Llafet s’janë të vërteta, vendimi nuk ishte aspak i drejtë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version