Vinicius Jr. shënoi golin e dytë të finales për Real Madridin në Wembley, teksa Bardhezinjtë mposhtën Dortmundin me rezultatin 0-2, për të fituar Ligën e Kampionëve.
Braziliani, kontrata e të cilit është deri në vitin 2027, tha pas ndeshjes: “Shpresoj që presidenti [Florentino Pérez] të jetë në gjendje ta shohë këtë intervistë dhe të vazhdojë kontratën time edhe një herë.
“Dua të qëndroj këtu [në Real Madrid] përgjithmonë.
“Lojtarët me 6 tituj të Champions League si Nacho, Modric, Carvajal, Kroos? Ne, të rinjtë, duam të bëjmë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.
Vinicius: Dua të qëndroj në Madrid përgjithmonë, shpresoj që Perez ta shohë këtë intervistë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.