Seanca e Manchester Cityt me Premier Leaguen lidhur me 115 shkelje të dyshuara ka përfunduar.
Kështu raporton The Daily Mail, që shkruan se argumentet përfundimtare në një rast me pasoja të mëdha për futbollin anglez u mbyllën të premten.
Një panel prej tre personash do të shqyrtojë tani provat para se të japë një vendim në “muajt në vijim”.
Procedurat nisën më 16 shtator në fshehtësi pas një hetimi të gjatë ndaj Manchester Cityt, që ka fituar titullin e kampionit katër vjet rresht.
Premier League ka akuzuar Manchester Cityn për shkelje të shumta të rregullave financiare dhe për mosbashkëpunim me hetimin pasues.
115 akuzat lidhen kryesisht me një periudhë nëntëvjeçare nga viti 2009 deri në vitin 2018, me kampionët në fuqi që akuzohen për shkelje të ndryshme të rregullave – të cilat të gjitha klubi i mohon.
Nëse “Blues” do të shpallen fajtorë, ata mund të ndëshkohen me gjoba të mëdha financiare, heqje pikësh apo edhe me ulje në kategorinë më të ulët.
Megjithatë, është shumë e mundshme që secila palë të bëjë apel kundër vendimit të ardhshëm, që do të thotë se një vendim përfundimtar mund të mos jepet deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Vendimi për 115 shkeljet e Manchester Cityt do të merret shumë shpejt, pas mbledhjes së fakteve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.