Skuadra e Mallorcas ka barazuar 2:2 ndaj Almerias në ndeshjen e parafundit të La Ligas këtë edicion.
Me këtë barazim, skuadra ku luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi – ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorca gjatë këtij sezoni në 37 ndeshje grumbulloi 37 pikë në pozitën e 17-të dhe tani është katër pikë larg Cadizit që sot pas barazimit ndaj Las Palmas ka rënë nga La Liga.
Kujtojmë që Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni me Mallorcan ka zhvilluar 28 ndeshje në La Liga, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asiste.
NO LES PUEDO QUERER MÁS pic.twitter.com/8ikcx37Clc
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) May 19, 2024
Vedat Muriqi dhe Mallorca festojnë në dhomat e zhveshjes, klubi siguroi mbetjen në La Liga / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.