Vashat e Kosovës në hendboll kanë pësuar humbje nga Polonia me rezultat 34 me 27, duke zbehur gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian, raporton gazeta online Reporteri.net.

Ndeshja në Prishtinë ishte e para nga dy sa do të zhvillohen në kuadër të grupit të tetë të kualifikimeve të rregullat për Euro 2024 që sivjet do të mbahet në Austri, Hungari dhe Zvicër. Ndeshja kthyese zhvillohet pas tre ditësh në Poloni.

Te Kosova shkëlqeu kapitenia Leonora Demaj, por cilësia e vazhave polake ishte shumë e dukshme, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ato siguruan epërsinë që ishte e pakapshme nga Kosova.

Në grup me Kosovën dhe Poloninë është edhe Danimarka. Danezet kanë fituar ndaj Kosovës dhe Polonisë dhe kanë siguruar kualifikimin në Evropian.

Përveç pozitës së parë dhe të dytë, kualifikimi mund të sigurohet edhe me pozitën e tretë. Katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë kualifikohen në Evropian.

Këtu po i mban shpresat Kosova, e cila është në grupin e vetëm me tri përfaqësuese.

Vashat e Kosovës pësojnë nga Polonia, pak shpresa për kualifikim në Evropian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version