Ish-futbollisti shqiptar, Valon Behrami, njëherit ish-përfaqësues i Zvicrës ka analizuar humbjen e mbrëmshme 2-0 nga Serbia.
Behrami tha se humbja ndaj Serbisë është shumë e rëndë.
“Humbja ndaj Serbisë është e rëndë. Fazën hapëse të ndeshjes e kishim të mirë. Serbët kishin respekt për ne. Mund të vërehej kujdesi i tyre, përmbajtja. Kanë luajtur njëjtë ndaj Spanjës. Por ne kemi dështuar të shfrytëzojmë frikën e tyre”, u shpreh Behrami, gjatë një interviste për 20.min.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës në këtë sezon të ri të Ligës së Kombëve. /Reporteri.net/.
Valon Behrami: Humbje e rëndë, serbët kishin respekt për Zvicrën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.