Ish-futbollisti i njohur, Valon Behrami në një artikull për mediumin zviceran 20min.ch ndër tjera e kritikoi edhe paraqitjen e Granit Xhakës.
Ai tha se në duelin ndaj Danimarkës, Xhaka bëri dy gabime vendimtare.
“Të martën ndodhën edhe dy gabime vendimtare nga kapiteni Xhaka. Tek goli i parë, pas një faulli, ai ia la topin pa menduar kundërshtarit dhe kështu nuk patëm kohë të riorganizoheshim. Tek goli i dytë, ai qëndroi i ngrirë duke parë, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, shkroi Behrami.
Zvicra barazoi 2:2 me Danimarkën mbrëmë, teksa nuk e ka asnjë fitore ende në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Valon Behrami e kritikon Xhakën: Bëri dy gabime vendimtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.