Manchester Unitedi ka siguruar finalen e Kupës FA, por është turpëruar ani pse ka fituar vetëm pas penalltive me Coventry Cityn që zhvillon garat në Championship.
Ekipi i Coventry ka arritur ta dërgojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA në vazhdime duke zhbërë epërsinë prej 3 me 0 nga Manchester Unitedi.
Ekipi nga Championshipi bëri mrekullinë teksa Unitedi tregoi edhe një herë në formën e dobët të cilën ka kaluar gjatë tërë sezonit.
Golat për Unitedin i realizuan Scot McTominay, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.
Coventry u kthye në lojë me golat e Sims, O’Hare dhe Wright.
Në finale të Kupës do të ketë derbi të qytetit nga Manchesteri.
Manchester City një ditë më parë mposhti Chelsean në gjysmëfinale.
Unitedi mezi mposht Coventryn për të prekur finalen e Kupës FA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.