Crystal Palace ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat të thellë prej 4 me 0 për t’ia vazhduar formën e dobët klubit nga Manchesteri që tani ka hyrë në minus në golaverazh.
Unitedi në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tri barazime dhe tani edhe humbja nga klubi londinez.
Serinë e golave e nisi Olise, teksa golin e dytë e ka realizuar Mateta.
Për golin e tretë është përkujdesur Tyrell ndërkaq anësori francez Olise mbylli dilemën e fituesit për 4 me 0.
Unitedi me këtë humbje zbeh gjasat për gara evropiane pasi pozicionohet në vendin e tetë me 54 pikë.
Unitedi e bën të duket i fort edhe Crystali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.