Presidenti Agim Ademi ka pritur sot talentin e lojërave elektronike, Uliks Polloshkën, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian në lojërat elektronike “e-Euro 2024”.

Kosova është e përfshirë në Grupin G, ku do të përballet me Belgjikën, Suedinë, Finlandën, Ukrainën, Irlandën Veriore, Uellsin dhe Ishujt Faroe.

Garat në formë online zhvillohen në periudhën prill-korrik, teksa kjo është një mundësi e mirë që Kosova të tregojë aftësitë e talenteve tona edhe në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike.

Ademi ka shprehur bindjen e tij në talentin dhe potencialin e Uliks Polloshkës, i cili fitoi turneun përzgjedhës të përfaqësimit të vendit tonë, duke i uruar atij suksese dhe duke i ofruar mbështetjen e plotë në këtë rrugëtim.

Ai vuri në pah rëndësinë e përfaqësimit të mirë të vendit në këtë event prestigjioz dhe shfaqi besimin se Uliks Polloshka do të japë më të mirën për Kosovën.

Uliks Polloshka do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për “e-Euro 2024” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version