Ukraina ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën e ardhshme të Evropianit.
Dhjetë minuta para fundit të takimit, Yaremchuk realizoi për rezultatin 2 me 1. Ai u asistua nga Shaparenko, i cili në minutën e 58 ishte autor i golit të barazimit.
Me rezultatin aktual, Ukraina ngrihet në pozitën e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Rumania, e cila të shtunën do të përballet me Belgjikën që humbi ndeshjen e parë kundër Sllovakisë dhe gjendet në pozitën e katërt me zero pikë.
Yaremchuk, take a bow.
What a touch and finish.
pic.twitter.com/jeNJqDk020
— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) June 21, 2024
Ukraina përmbys gjithçka / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.