Uellsi me lehtësi ka mposhtur Finlandën me rezultat 4 me 1 për të siguruar fitoren në gjysmëfinalen e play-offit për Euro 2024.

Golat i kanë realizuar David Brooks, Neco Williams, Brennan Johnson dhe Daniel James.

Golin e vetëm për Finlandën e ka realizuar Temmu Pukki.

Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër Polonia e ka mposhtur Estoninë me rezultat 5 me 1.

Të martën Uellsi do të përballet me Poloninë për një vend në Euro 2024.

Uellsi kundër Polonisë për një vend në EURO 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version