UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, që nis më 21 mars në orën 20:45, do të gjykohet nga Alehandro Hernandes.

Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, teksa nuk ka gjykuar më parë kuqezinjtë. Në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022.

Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë, përcjell Balkanweb.

Vendësit nuk ishin aspak dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia. Sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi.

UEFA e zbulon emrin e gjyqtarit të sfidës Angli-Shqipëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version