Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku, u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA pasi ishte përfshirë në një incident pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri, e cila përfundoi në mënyrë dramatike 2:2, ku Daku ishte bashkuar thirrjeve të tifozëve duke ofenduar serbët dhe maqedonët.
Por, pavarësisht se ai nuk do të luajë kundër Spanjës nesër mbrëma, 26-vjeçari u shfaq shumë i qetë duke i vazhduar stërvitjet.
Kjo tregohet në pamjet e publikuara nga Panorama Sport, transmeton Klankosova.tv
Futbollisti i Rubin Kazanit, nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës të fazës së eliminimit direkt nëse kombëtarja e Shqipërisë do të arrijë aty.
Mirlind Daku, do të mund të rikthehet tek në çerekfinale nëse “Kuqezinjtë” do të arrijnë ta prekin këtë fazë.
UEFA e dënoi me dy ndeshje moslojë, Daku i qetë vazhdon stërvitjet me Shqipërinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.