Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka gjobitur me 10 mijë euro Federatën Serbe të Futbollit për transmetimin e një mesazhi provokues gjashtë ndeshjes të së dielës me Anglinë, transmeton Reporteri.net.

Reuters ka raportuar të mërkurën se tifozët serbë shfaqën flamurin kombëtar serb që përfshinte edhe hartën e Kosovës.

Ndaj Serbisë ankesë në UEFA ka dërguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

“Fotot e turmës në ndeshje treguan një flamur kombëtar të Serbisë që përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj. Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur një ankesë në UEFA për pankarta të cilat sipas tyre përmbajnë “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste””, thuhet në raportin e Reutersit.

UEFA dënon Serbinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version