Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane i është adresuar thashethemeve se ai mund të rikthehet në Angli.
Pasi luajti për më shumë se një dekadë në Premierligë, Harry Kane u zhvillua në një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Angli, duke siguruar një kalim shokues te Bayerni para dy sezonesh.
31-vjeçari vazhdoi me paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani, duke shënuar 36 gola në 32 ndeshjet e para të tij në Bundesliga, por që thashethemet për një rikthim në Angli nuk munguan.
Spekulimi më i fundit ishte se Harry Kane po e konsideron largimin nga Bayerni për t’u transferuar te Liverpooli, me sulmuesin anglez që i ka bërë të qarta ndjenjat e tij rreth këtyre lajmeve që po qarkullojnë.
“El Nacional” kishte raportuar se burime brenda kampit të Harry Kane i kishin bërë me dije se ai po e konsideron seriozisht rikthimin në Angli.
Por, Kane ka folur për këtë, duke i siguruar tifozët e Bayernit se nuk do të shkojë gjëkundi edhe për pak kohë të paktën.
“Nuk jam i sigurt, e kam thënë gjatë tërë karrierës sime, nuk më pëlqen të mendoj shumë gjatë. Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu, kemi një ekip fantastik, një staf të trajnerëve fantastik, dhe unë mendoj se derisa jam në gjendjen më të mirë të mundshme, dua të luaj në nivelet më të larta të futbollit”, ka thënë Kane për “ESPN”.
Bayerni duket se këtë sezon do të prek përsëri trofeun e Bundesligas, pasi është gjashtë pikë para Leverkusenit në vendin e parë.
Në Ligën e Kampionëve, Bavarezët do të luajnë ndaj Interit në çerekfinale./Express
U tha se do të largohet nga Bayerni, Kane flet për të ardhmen e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.