Edon Zhegrova ishte njeriu i ndeshjes në përballjen që Lille e fitoi 1-0 përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Që nga starti i ndeshjes, ylli i Kosovës ishte një kërcënim për Los Blancos.
Zhegrova këtë e dëshmoi edhe në minutën e 45+3-të kur fitoi penallti.
Ishte një gjuajtje e lirë për skuadrën franceze, ndërsa përgjegjësinë e mori Edoni.
Nga goditja e tij, topi u ndal nga dora e Edouardo Camavingas, me çka edhe u akordua 11 metërsh nga VAR-i.
Nga aty, Jonathan David u tregua i saktë për të shënuar golin e vetëm të takimit, për t’i siguruar Lilles tri pikë.
Përveç këtij momenti, Zhegrova turpëroi Camavingan, duke i futur topin në mes të këmbeve, derisa doli triumfues në një duel me Vinicius Juniorin, por nga harkimi i tij perfekt, nuk përfitoi David që ishte i vetëm përballë Andriy Luninit.
Për paraqitjen e tij, UEFA e ka vlerësuar si lojtarin e ndeshjes, me 82 për qind pasimeve të sakta, 33.5 km/h shpejtësia e arritur gjatë ndeshjes, ndërsa vrapoi 11.7 kilometra.
U shpall lojtari i ndeshjes, momenti kur Edon Zhegrova “turpëroi” Camavingan dhe Viniciusin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.