Tre ditë pas vrasjes së ish-kampionit të boksit, Besar Nimani në Gjermani, policia atje identifikoi dy autorët e dyshuar.
Ayman Dawoud Kirit (33) dhe Hüseyin Akkurt (38) dyshohen se kanë qëlluar babanë e tre fëmijëve të premten e kaluar rreth orës 18:00 në mes të qytetit të Bielefeld .
Dy kurdët e dyshuar janë në arrati dhe mund të kenë ikur jashtë vendit, siç raporton BILD, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Kjo është arsyeja pse policia dhe zyra e prokurorit publik është vënë në kërkim intensiv për ta.
Menjëherë pas krimit, të dy u bënë në qendër të hetimit pas informacioneve të dëshmitarëve.
Por disa kontrolle apartamentesh rezultuan të pasuksesshme. “Duhet të supozojmë se ata kanë ikur,” thotë një zëdhënës i policisë, duke paralajmëruar se Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë ndoshta të armatosur dhe të përgatitur për të përdorur dhunë .
Një gjyqtar tashmë ka lëshuar një urdhër arrest për vrasje.
Arsyeja e krimit thuhet të jetë një incident i ndodhur rreth tre vjet më parë. Sipas familjes, Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht.
Besar Nimani u vra me breshëri plumbash. Varrimi i tij do të bëhet të enjten në Gjermani. /Reporteri.net/
U qëllua me breshëri plumbash, dalin fotot e dy të dyshuarve për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.