
Kombëtarja serbe e futbollit u eliminua nga kampionati evropian me barazimin me Danimarkën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Edhe në këtë takim janë dëgjuar thirrje kundër Kosovës nga huliganët serbë, të cilët gjatë ditës janë përleshur me policinë gjermane në Munich.
Serbian and russian football fans supporting Mass murderer Putin at Marienplatz ahead of their game against Denmark #muc2506 #EURO2024 pic.twitter.com/2cGoJLN4oe
— Daniel und die Löwen (@djk1993) June 25, 2024
Ata edhe gjatë ndeshjes shkaktuan mjaft telashe, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Njëri prej gjyqtarëve ndihmës është goditur nga gota të shumta plastike me birrë.
Për këtë, menjëherë u njoftua UEFA, e cila menjëherë u dërgoi një mesazh të ashpër të gjithë tifozëve serbë në stadiumin e Mynihut në tabelën e rezultateve në gjuhën serbe.
Aty thuhej:
– Ndaloni menjëherë hedhjen e objekteve në fushë! Ju lutemi respektoni lojtarët dhe zyrtarët – ka shkruar UEFA.
Navijači Srbije oterali igrače posle ispadanja sa Eura! pic.twitter.com/kzuiu2GTBm
— Premier99 (@Premier99999) June 25, 2024
Por, kjo nuk është e tëra. Pas ndeshjes me Danimarkën, tifozët serbë krijuan një skandal tjetër dhe hodhën sende të ndryshme drejt portierit të kombëtares daneze, Kasper Schmeichel. /Reporteri.net/
U përleshën me policinë gjermane, thirrje kundër Kosovës e në fund tifozët serbë gjuajtën me gjësende portierin e Danimarkës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.