Vedat Muriqi mori karton të kuq në fitoren e Mallorcas 3:2 ndaj Las Palmas sonte.
Ai ia tregoi gishtin e mesëm lojtarit kundërshtar, me ç’rast u ndëshkua direkt me karton të kuq.
E nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kërkimfalja nga sulmuesi kosovar.
“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime. Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.
U ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti të pahijshëm, Vedat Muriqi kërkon falje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.