Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Kampionia olimpikë në çerekfinale e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic.
Ajo tani ka arritur në gjysmëfinale, duke i shënuar tri fitore radhazi.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me holandezen, Julie Beurskens.
Tri fitore radhazi, Nora Gjakova mposht xhudisten serbe dhe kalon në gjysmëfinale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.