Trepça e ka bërë për vete finalen e tretë të play-offit në basketbollin kosovar.
Mitrovicasit triumfuan 85:78 ndaj Yllit në “Minatorin” e stërmbushur.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.
Megjithatë, mitrovicasit arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme, duke e ruajtur deri në përfundim të takimit.
Ndeshja e katërt finale zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit nëse fiton Trepça.
E nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.
Trepça një hap larg titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.